Bluza të reja për nder të ditëlindjes së Kurt Cobain
Frontmeni legjendar i grupit "Nirvana", Kurt Cobain
Frontmeni tragjik i grupit "Nirvana", Kurt Cobain, do të përkujtohet për ditëlindjen e tij të 42-të me një linjë të re të bluzave.
Kompania e veshjeve “Worn Free” ka krijuar një koleksion të ri të bluzave të ngjashme me ato të cilat rokeri i kishte veshur në kulmin e karrierës së tij gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Të premten, Cobain do t’i kishte mbushur 42 vjet po të mos kishte bërë vetëvrasje në prill të vitit 1994.