Shkenca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkenca

Mire se erdhet
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Egzonho
Admin
Egzonho


Numri i postimeve : 46
Join date : 19/02/2009
Age : 30

Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK Empty
MesazhTitulli: Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK   Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK EmptyFri Feb 20, 2009 12:31 am

Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK
Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK F.0219162109192_m

Viti 2008 në sektorin e energjisë ka qenë viti më i suksesshëm në periudhën e Kosovës së pasluftës. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë për media, ku bashkë me ministren e Energjisë dhe Minierave, Justina Pulën, paraqitën gjendjen energjetike në Kosovë dhe strategjinë e ekzekutivit për këtë sektor.

“Gjendjen të cilën e kemi gjetur si Qeveri e Kosovës në energji ka qenë një gjendje e rëndë, kaotike dhe mund të them me pak shpresë për ndryshime, por ndryshimet kanë ndodhur, ndërsa prodhimi në vitin 2008 krahasuar më një vit më parë, është rritur prej 30 deri 35 për qind”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Përveç sektorit të prodhimit, kryeministri tha se ka pasur progres edhe në inkasimin e faturave të energjisë, në shpërndarje etj.

“Inkasimi në vitin 2008 është rreth 135 milionë euro ose krahasuar me vitin 2007 është 18,2 për qind më i lartë, që kap shifrën 21 milionë më shumë. Prodhimi i thëngjillit po ashtu është rritur për 17 për qind krahasuar me vitin 2007, ndërsa humbjet në sektorin e energjisë janë zvogëluar për 6 për qind”.

Ndërsa ministrja e MEM-it, Justina Pula- Shiroka tha se përveç termocentralit “Kosova e Re”, ekzistojnë edhe projekte tjera të cilat do të mund të sigurojë energji të mjaftueshme elektrike, përfshirë këtu Hidrocentralin e Zhurit dhe disa hidrocentrale të vogla. Ndërsa “Kosova e Re”, sipas saj, mbetët projekti më gjigant për zgjidhjen e krizën energjetike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ministrja e energjisë, si çështje preokupuese përmendi borxhin shumë të lartë që konsumatorët i kanë KEK-ut. “Borxhi mbetet ende 310 milionë, prej tyre 120 milionë euro janë borxhi i enklavave”.

Ndërkaq sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrike ministrja Shiroka-Pula, ka pohuar se, kjo çështje është kompetencë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. /Shkenca.Tk/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shkenca.albanianforum.net
 
Kryeministri Thaçi lavdëron punën në KEK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shkenca :: Te mësojmë me shume :: Ekonomi-
Kërce tek: