Bono pëlqen grupin Girls Aloud
Frontmeni i grupit "U2", Bono, ka dëshirë të fshehtë: të jetë anëtari i gjashtë i grupit britanik të vajzave "Girls Aloud".
Hitbërësi i këngës “Beautiful Day” ka qenë i mahnitur nga performancë e vajzave në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, duke shprehur dëshirën për të kënduar bashkë me to.
“Mendoj se ‘Girls Aloud’ janë kulmi i muzikës pop. Ata janë një grup shumë i mirë dhe meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Ata kanë gjithçka që mund të ketë një grup i muzikës pop”, ka thënë Bono për “The Sun”.